POLITIKA E PRIVATËSISË DHE NJOFTIMI MBI PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE

Kontrolluesi: INSTITUTI I EDUKIMIT NË SIGURIME DHE FINANCË”
Adresa: Blv.Bajram Curri, Downtown One, Kati 16, 1010, Tiranë.
Email: [email protected] .

Ne mbledhim, përdorim, ruajmë dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

1. Çfarë të Dhënash Mbledhim?
Gjatë ndërveprimit me IESF, ne përpunojmë këto kategori të dhënash:
Të dhëna identiteti: Emër, mbiemër, atësi, numër ID/pasaporte, datëlindje.
Të dhëna kontakti: Numër telefoni, adresë email-i,
Të dhëna financiare: mandate pagese të kursit.
Të dhëna teknike të IESF: Regjistri i pjesëmarrjes, pikët e provimeve, numri i certifikatës.

2. Pse i Përpunojmë Të Dhënat Tuaja?
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja vetëm kur ekziston një bazë ligjore:
Për zbatimin e kontratës (marrëveshjes me pjesëmarrësit). Për të menaxhuar regjistrimin tuaj, ndjekjen e seancave dhe procesin e trajnimit.
Për përmbushjen e detyrimeve ligjore. Për të raportuar listat e pjesëmarrësve Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për qëllime licencimi dhe AKPA si detyrim të licencës të formimit profesional.
Mbi bazën e pëlqimit tuaj: Për t’ju dërguar njoftime mbi trajnime të tjera (ju mund ta tërhiqni këtë pëlqim në çdo kohë).

3. Kush i Merr të Dhënat Tuaja? (Marrësit)
Të dhënat tuaja trajtohen me konfidencialitet të plotë. Ato mund t’u transmetohen palëve të treta vetëm kur është e nevojshme:
AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare): Si organi rregullator që lëshon licencën e agjentit në sigurime.
AKPA si organ shtetror licencues e mbikqyres për subjektet që ushtrojnë aktivitet të formimit profesional

4. Sa Kohë i Ruajmë Të Dhënat?
Ne nuk i mbajmë të dhënat tuaja më gjatë se sa është e nevojshme:
Regjistri i certifikatave: Ruhet gjithëmonë për të vërtetuar formimin tuaj profesional.
Të dhënat financiare/faturat: Ruhen për 5 vite për efekt të legjislacionit tatimor.
Tezat e provimit: Ruhen për 1 vit nga data e testimit.

5. Cilat janë të Drejtat Tuaja?
Ligji i ri nr. 124/2024 ju garanton të drejta të plota mbi të dhënat tuaja:
E drejta për akses: Të kërkoni një kopje të të dhënave që ne mbajmë për ju.
E drejta për korrigjim: Të kërkoni përditësimin e të dhënave të pasakta.
E drejta për fshirje (“E drejta për t’u harruar”): Të kërkoni fshirjen e të dhënave (kur nuk bie ndesh me detyrimet tona ligjore ndaj AMF-së apo Tatimeve).
E drejta për të tërhequr pëlqimin: Të çregjistroheni nga njoftimet e marketingut në çdo kohë.
Nëse kërkesa apo ankesa juaj nuk ka marrë zgjidhje nga IESF, sipas ligjit Nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” mund të ankoheni edhe drejtëpërdrejt tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Komisioneri), në adresën:

Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, Tiranë.
Tel +35542237200
Email: [email protected]

 

Share This